MAQEDONI

Një sasi e konsiderueshme e marijuanës dhe kokainës është gjetur gjatë dy bastisjeve që me urdhër paraprak ka kryer Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës.

Bastisjet janë kryer në tri lokacione të ndryshme, por që dyshohet të kenë lidhshmëri me njëra tjetrën. Në orën 15:00 SPB Tetovë, ka kryer bastisje në shtëpinë e 35 vjeçarit M.L. tek i cili janë konfiskuar, një sasi e konsiderueshme e marijuanës, një pushkë ajrore e tipit DIJANA pa numër serik, shtatë plumba të kalibrit 7.62 milimetra dhe një çelës për bombë dore.

Gjatë bastisjes, në shtëpinë e personit të lartpërmendur, në oborr të shtëpisë është futur edhe personi S.I. për të cilin po ashtu ka pasur mandat për bastisje. Personin në fjalë pjesëtarët e SPB Tetovë kanë identifikuar menjëherë, por gjatë kontrollit të tij, i njëjti në tentim fshehjeje, ka ngrënë/gëlltitur disa qese me marijuanë para policisë, pas çka edhe është arrestuar dhe dërguar në klinikat e Shkupit për intervenim për ruajtjen e shëndetit të tij dhe nxjerrjen e sasisë së marijuanës që ka gëlltitur në tentim për ta fshehur.

/Alsat

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb