MAQEDONI- Lideri i partisë opozitare maqedonase LSDM, Zoran Zaev kërkon të respektohet afati për zgjedhjen e Prokurorit Special. Zaev ka deklaruar se “bombat” (zbardhja e përgjimeve të qeveritarëve) do të vazhdojnë, nëse deri më 15 shtator nuk zgjidhjet Prokurori Special.

“Kjo gjë duhet të ndodhë. Garantuesit nga faktori ndërkombëtar janë këtu dhe nuk ka kthim mbrapa. Pres që deri në zgjedhje të dalin edhe aktet e para hetuese për kreun e shtetit të përfshirë në krim. Amnisti të reja Maqedonisë nuk i duhen. Askush nuk mund t’u ikë obligimeve të ndërmarra nga marrëveshja”, ka deklaruar Zaev.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: