Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë ditës së sotme janë kryer 2778 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre janë regjistruar 256 raste të reja.

Ndërsa numri i rasteve vazhdon të bjerë ai i viktimave vazhdon të mbete i lartë. Sot kanë ndërruar jetë 31 pacientë, ku viktima më e re është një 18-vjeçar nga Gjevgjelia.

Në po të njëjtën periudhë janë shëruar edhe 545 pacientë. Raste aktive në vend janë 13.631.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb