Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informoi se në 24 orët e fundit janë shëruar 22 persona nga COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 1079.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i të infektuarve në vend arriti në 1 572, pasi u regjistruan 33 raste të reja.

Sipas saj, është konfirmuar vetëm një viktimë nga koronavirusi, duke e çuar në 89 numrin e viktimave.

Në Maqedoninë e Veriut kanë mbetur vetëm 404 raste aktive me COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb