MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut është 5 ditë larg zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe 6 ditë larg nga të mësuarit se kush do të jetë partia e re qeverisësë.

Partitë kanë edhe 3 ditë kohë për të përfunduar fushatën zgjedhore e cila këtë vit ka qenë nga më të shkurtërat për shkak të pandemisë dhe nxitimit të disa partive për të bërë zgjedhje sa më shpejt.

Nga ana tjetër partitë në Maqedoninë e Veriut, si ato maqedonase dhe ato shqiptare janë të ndara në fronte të ndryshme. Zaev dhe Mickoski janë kokë më kokë për postin e kryeministrit, por në mes është futur edhe Ali Ahmeti i BDI i cili kërkon një kryeministër shqiptar, por që nuk ka mbështetjen e bashkëkombasve të tjerë politikanë, Zijadin Selës dhe Menduh Thaçit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb