MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut do të presë javës që vjen vaksinat kineze. Sot qeveria maqedonase ka kryer pagesën për 200 mijë doza, por ato do të nisen nga Pekini pas vitit të ri kinez.

Ekzaktësisht vaksinat nisen pas 18 shkurtit, teksa Maqedonia e Veriut ende nuk ka nisur vaksinimin ndaj COVID-19 si shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përjashtuar Shqipërinë e Serbinë.

Nga ana tjetër duket se kompanitë farmaceutike perëndimore ende nuk po i përgjigjen kërkesave të vendeve të Ballkanit Perëndimor apo dhe gjithë Europës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb