MAQEDONIA E VERIUT

Pavarësisht shifrave të larta nga COVID-19, Maqedonia e Veriut po mendon të lërë pas masat kufizuese dhe penalizuese duke u rihapur plotësisht.

Sot Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse ka propozuar lejimin e transportit publik, kazionotë dhe palestrat që janë të vetmet që kanë ngelur pa u hapur.

Ndërkohë problemi ngelet tek kufijtë, pasi Maqedonia e Veriut është ndër të paktit vende ballkanike jo anëtare në BE që nuk ka hapur kufijtë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bën me dije se nesër do të ketë një diskutim për hapjen e kufijve pa testime PCR apo vetëizolim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb