MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut kërkon që kanabisin që kultivon brenda territorit ta eksportojë dhe në vende të tjera.

Qeveria ditën e djeshme i dha ‘ok’ propozimit i cili do të kthehet në ligj për kontrollin e drogave dhe që do u lejojë kompanive që kultivojnë kanabis të transportojnë e shesin kanabisin jashtë vendit.

Tashmë prej disa vitesh kanabisi në Maqedoninë e Veriut është i legalizuar dhe fermerët e prodhojnë vetëm për qëllime mjekësore.

Ndërkohë ky ligj i ri nuk e ka bekimin e opozitës, teksa VMRO-DPMNE ka paralajmëruar një bllokim total të Kuvendit dhe çdo ligji pasardhës që do të kalojë në të.

Akuza të fortë hedh opozita drejt kryeministrit Zaev, pasi për përfaqësuesin Brane Petrushevski familja e tij ka licencë dhe licencat për të përpunuar vajin e kanabisit ishin dhënë nga 300-500 mijë euro, dhe dyshohet që disa prej tyre përfunduan tek familja e kryeministrit.

 

“Licencat për kanabis që u lëshuan në vitet e kaluara janë licenca për përpunimin e vajit të kanabisit dhe prodhim final për qëllime mjekësore, por jo edhe për eksport në formë të gjethit të thatë të kanabisit, siç parasheh ky ligj. Mes këtyre licencave është edhe ajo e familjes Zaev. Sekret publik janë dyshimet se licencat për përpunimin e vajit nga kanabisi u lëshuan për 300 deri në 500 mijë euro, para për të cilat dyshojmë se kanë përfunduar vetën më xhepat e familjes Zaev”- deklaroi Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb