MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut pritet të hapë kufijtë e saj pa tampon të detyrueshëm. Me rënien e rasteve të COVID-19 ditët e fundit, Komisioni i Sëmundjeve Infektive ka rekomanduar këtë masë lehtësuese.

Deri më sot Maqedonia e Veriut ka pasur hapur kufijtë pa kushte vetëm me Shqipërinë, teksa tashmë duket se do i hapë për gjithë rajonin.

Por si në rast se nuk arritet bashkëpunim rajonal, Maqedonia e Veriut do e ushtrojë këtë masë lehtësuese vetëm me Serbinë dhe Kosovën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb