MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut do të kërkojë certifikatën e vaksinimit me dy doza. Ministri në largim i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se nga tetori do të kërkohet kjo certifikatë për të hyrë në restorante apo organizime.

Me të gjitha gjasat kjo masë do të rekomandohet, por Filipçe nuk ka dhënë garanci maksimale se do të jetë e detyrueshme.

“Njëra prej masave që me siguri do të rekomandohet, gjithashtu me siguri do të japim mjaftueshëm kohë është nevoja që të tregohet certifikatë për së paku dy doza të vaksinës për hyrje në objekte gastronomike dhe për organizim të ngjarjeve”, theksoi Filipçe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb