Maqedonia e Veriut është vendi më problematik në Ballkan dhe ndoshta nga të paktit në Europë që po përjeton një shtim rastesh pas valës së parë nga COVID-19.

Për këtë autoritetet po mendojnë që të rikthejnë masat shtrënguese anti- covid, teksa këtë gjë e konfirmon vetë Ministri i Shëndetësisë, Venk Filipçe.

Filipçe thotë se nesër qeveria do e diskutojë situatën dhe masat e reja shtrënguese teksa një propozim konkret ka ardhur nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive.

Sipas këtij Komisioni, duhet të vendoset karantina pas orës 22:00, pra një orë policore për të ndaluar tubimet dhe grumbullimet gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb