Shkëndija e Tetovës ka vulosur titullin kampion 4 javë përpara përfundimit të kampionatit, teksa ka arritur të mposhtë Rabotniçkin 1-0 dhe të përfitojë nga barazimi 2-2 i Vardarit në fushën e Shkupit. Kuqezinjtë e Tetovës i janë falur golit të Totre në minutën e 90-të, duke siguruar titullin e dytë radhazi dhe të tretin në historinë e tyre.

Sa i takon pjesës së poshtme të renditjes, Pobeda ka prerë biletën për në kategorinë inferiore, ndërsa ka garë të fortë në luftën për mbijetesë, ku përfshihen Belasica, Sileksi, Makedonija dhe Rabotniçki.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb