Maqedonia e Veriut duket se i frikësohet situatës së COVID-19 në Kosovë. Pas testit të detyrueshëm të COVID-19 që vendosi vetëm disa javë më parë për qytetarët që vijnë nga Kosova,  tashmë kërkohet test edhe për udhëtarët tranzit nga Kosova.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se Komisioni për Sëmundje Infektive vendosi që dhe për udhëtarët tranzit nga Kosova të ketë një test COVID-19 i cili duhet të jetë negative dhe jo më i vjetër se 72 orë.

Por nga ana tjetër qeveria maqedonase është ajo që merr vendimin final. Maqedonia e Veriut të vetmin kufi të hapur plotësisht në rajon e ka vetëm me Shqipërinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb