MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut ka hapur kufijtë për të gjithë botën, përveç Indisë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se është hequr karantina 14-ditore për udhëtarët nga Afrika dhe Brazili.

Ai ka shtuar se kjo masë mbetet në fuqi vetëm për udhëtarët nga India. Shteti aziatik është vendi që po regjistron shifra shumë të larta nga COVID-19 dhe po vuan dëme të mëdha të pandemisë.

Po ashtu bota ka marrë masa për atë që tashmë quhet varianti indian i COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb