Arben Taravari i cili prej një muaji ka marrë drejtimin e partisë “Aleanca për Shqiptarët” bashkë me disa deputetë shqiptarë të parlamentit në Maqedoninë e Veriut, ishin në Tiranë ku takuan Presidentin e Republikës Bajram Begaj.

Në takim me kreun e shtetit shqiptar është shprehur gatishmëria e tyre për tu angazhuar maksimalisht në përfaqësimin sa më të mirë të interesave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për News 24 Arben Taravari, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i komunës së Gostivarit tregon se bashkë me kryetarin e komunës Vrapçishtit dhe tre deputetët shqiptarë nga tetë nën total të cilët përfaqësohen në parlamentin e Shkupi i parashtruan Presidentit Begaj disa çështje me rëndësi sipas tyre. Në fokus ishte gjuha shqipe! Taravari thote se në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të emërtohet si “gjuha shqipe”, e jo “gjuha e folur nga me shumë se 20% e popullatës”; disa çështje të tjera qe u parashtrua para kreut të shtetit ishin kthimi i shtëpisë se Alfabetit në Manastir në muze si dhe domosdoshmëria për Abetaren e unifikuar.

Arben Taravari me bindje shprehet se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kurdo qofshin partia që drejton do të dalë fituese dhe do të jetë pjesë e qeverisë, nëse jo, siç thotë Taravari do të largohet nga politika.

Një koment e ka edhe në lidhje me referendumin për ndryshimet Kushtetuese te cilat janë kusht per hapjen e kapitujve për anëtarësim ne BE të Maqedonisë së Veriut . Kryetar i komunes së Vrapçishtit si dhe deputetët e grupit parlamentar të “Aleancës për Shqiptarët” tregojnë se takimi me Presidentin Begaj ishte i frytshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb