MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut është drejt hapjes së plotë pasi më 1 qershor me të gjitha gjasat hap kufijtë por nuk toleron tek masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Maskat do të jenë të detyrueshme edhe pas hapjes së plotë dhe madje Policia do të ketë kontrolle për përdorimin e tyre si dhe ndëshkime.

Kryeministri teknik Spasovski tha se vërtet masat po lirohen por qëllimi nuk është të mbushen spitalet me pacientë me COVID-19.

Po ashtu një rëndësi të veçantë do i kushtohet edhe distancimit social.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb