MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut pas zgjedhjeve parlamentare, tetorin e vitit tjetër do të mbajë zgjedhjet lokale.

Partitë politike janë dakordësuar për periudhën e zgjedhjeve, por kanë edhe një kërkesë tjetër, të hapin listat për këshilltarët komunalë.

Deri më sot, Maqedonia e Veriut nuk ka lista të hapura për zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Por ka iniciativa për të bërë këto ndryshime, dhe synohet që me zgjedhjet lokale të vitit tjetër.

Si nga ASH, BDI, LSDM apo VMRO- DPNME kërkojnë që të shkojnë me Lista të Hapura në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb