MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut rekomandon dozën e tretë të vaksinës për gjithë qytetarët mbi 60 vjeç, punonjësit shëndetësorë dhe personat me imunitet të dobët. Ministri në largim i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se  fillimisht doza e tretë do të jetë Pfizer teksa shtoi se do të injektohet të paktën 6 muaj pas dozës së dytë.

“Së paku 6 muaj pas pranimit të dozës së dytë të vaksinës. Të gjithë qytetarët që kanë pranuar dozën e dytë, në momentin që do të kalojnë gjashtë muaj do të marrin mesazh se mund të lajmërohen dhe të marrin dozën e tretë të vaksinës, porosia do të lëshohet përmes sms-së”, deklaroi mes tjerash Filipçe.

Maqedonia e Veriut do të bëhet një nga vendet e para në rajon e Europë që rekomandon dozën e tretë të vaksinimit për të cilën po bëhet një debat në gjithë botën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb