MAQEDONI E VERIUT

Qeveria maqedonase zyrtarisht ka vulosur vendimin e shpalljes së gjendjes së krizës për 30 ditë. Kjo masë vjen prej shifrave të larta nga COVID-19 si viktima dhe të infektuar.

Pas konsultimeve të shumta edhe në Këshillin e Sigurisë, është bërë e pamundur shmangia e kësaj gjendjeje që të paktën do jetë në fuqi për 30 ditët në vijim.

Pavarësisht se Maqedonia e Veriut ka mbi 1 mijë raste ditore, qeveria ende nuk po vendos një ”Lock-Down” apo orë policore duke e konsideruar si të panevojshme në këtë moment.

Me vendimin e fundit qeveria ka në dispozicion gjithë ushtrinë, ndërrmarrjet publike lokale si dhe spitalet private.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb