Maqedonia e Veriut ka miratuar edhe paketën e 5-të ekonomike teksa pandemia po mbush mbi 1 vit që kur ka shkuar në vendin fqinj.

Fillimisht në Kuvend, e më pas nga Presidenti, ligjet kanë marrë miratim dhe tashmë 60 mijë punëdhënës do të mundet të paguajnë 120 mijë punonjës të tyre.

Gjatë seancës në Kuvend u mundësua edhe votimi për dy deputetë të cilët ishin të infektuar ndërkohë me COVID-19, në mënyrë që të krijohej shumica parlamentare.

Kjo ndërhyrje nga qeveria maqedonase u krye për shkak se punonjësit kishin vonesa prej 2 muajsh në pagim.

Tashmë punonjësit do të mund të aplikojnë deri më 30 prill për këtë pako ekonomike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb