Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është përshëndetur edhe nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

“Lajm i shkëlqyer sot! Urime qytetarëve të Maqedonisë së Veriut ?? për këtë arritje të merituar. Aleanca hapi krahët dhe dyert për të mirëpritur anëtarin e vet të 30-të në familjen më të madhe politiko-ushtarake.

Një mesazh i fortë strategjik për fqinjët tanë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Prej ditës së sotme rajoni ka fituar më shumë siguri, stabilitet dhe paqe.” Shkruan Xhacka përmes një postimi në facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb