MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut ka filluar këtë javë me një rënie drastike të rasteve të reja këtë të hënë. Vetëm 365 të infektuar nga COVID-19 pati vendi fqinj në 24 orët e fundit, ndërkohë që gjatë fundjavës regjistroi shifra të larta.

Problem mbetet ende numri i viktimave, pasi 25 pacientë humbën jetën nga COVID-19 së fundmi. Ende Maqedonia e Veriut ka masa kufizuese, por jo orë policore apo ”Lock-Down”.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë në shtetin fqinj po përgatitet për trajnimin e stafeve për vaksinën ndaj COVID-19 që pritet të arrijë në vendin fqinj në mars të 2021.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb