MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut fillon sot vaksinimin masiv me Sputnik V.

Gazetarë, shoferë të autobusit, zjarrfikësa, të punësuara në çerdhe, të punësuar në pika pagesore do të marrin dozën e parë të vaksinës.

Sot vaksinohen 3 mijë qytetarë me Sputnik V, ndërsa faza e parë e imunizimit parashikon 20 mijë të tillë.

Deri më sot në shtetin fqinj vaksinën e kanë marrë mbi 7 mijë punonjës të personelit shëndetësor dhe 4 mijë kanë pranuar Pfizer.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb