MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut i frikësohet një përhapje të COVID-19 pas festës së Pashkëve ortodokse këtë fundjavë.

Ministri i Shëndetësisë, Filipçe ka deklaruar se janë 6 qytete ku do të ketë vaksinim masiv me të gjitha llojet e vaksinave që janë në dispozicion.

Në ata pika të mëdha vaksinale, do të ketë nga të gjitha vaksinat. Nga java e ardhshme edhe kinezja do jetë si dhe Pfizer. Nuk ka nevojë të theksohet çështja e zgjedhjes së vaksinës. Të gjitha të njëjtit kualitet, nuk ka asnjë kundër indikacion. Cila vaksinë do jetë në atë orë e disponueshme, të njëjtën qytetarët mund që ta pranojnë në mënyrë komode pa mos u shqetësuar se me cilën vaksinë janë në përparësi të vaksinohen”, tha Venko Filipçe.

Maqedonia e Veriut vijon të regjistrojë shifra të larta ndaj COVID-19, ndërkohë që vaksinimi vijon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb