Maqedonia e Veriut ka marrë më shumë se 110 mijë vaksina Pfizer. Ministri në largim i Shëndetësisë, Venko Filipçe siguron se ato janë të sigurta dhe mënyra e vetme për t’i dhënë fund pandemisë.

Më tej ai thekson se vaksinat që vijnë do të shpërndahen në të gjitha pikat e vaksinimit.

 

STATUSI NGA VENKO FILIPÇE

Vetëm me vaksinim mund të ruajmë shëndetin personal, por edhe të kontribuojmë në ruajtjen e kolektivit.

Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për t’i dhënë fund pandemisë. Vaksinimi i plotë zvogëlon mundësinë e vuajtjes nga Covid-19, duke zhvilluar formë të rëndë të sëmundjes, hospitalizimit dhe rezultatit të vdekjes.

Sot, në vendin tonë mbërritën 110.612 vaksina nga prodhuesi ′′ Pfizer-Biontek “. Vaksinat e arritura, për të cilat ka shumë interes te qytetarët, do të shpërndahen në pikat e vaksinimit në të gjithë vendin, për të siguruar vijimin e procesit

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb