Federata e Maqedonisë së Veriut ka prezantuar këtë të enjte Bllagoja Milevskin trajnerin e kombëtares  si pasuesin e Angelovskit, i cili u largua nga drejtimi i përfaqësueses pas përvojës historike në Euro 2020.

 

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Muamed Sejdini, gjatë prezantimit deklaroi se objektivi me trajnerin e ri është kualifikimi në Kampionatin e ardhshëm Europian, në vitin 2024.

 

“Dituritë tuaja, pasioni dhe përvoja juaj pa dyshim do të kenë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit në Maqedoni. Vjen në pozicionin e seleksionuesit të përfaqësueses tonë më të mirë, i përgatitur plotësisht për suksese dhe fitore të reja. Ti je njeriu që rigjeneroi gjakun e futbollit të Maqedonisë, krijove një grup të jashtëzakonshëm të futbollistëve, të cilët pas vetes kanë paraqitje në dy Kampionate Europiane, me të rinjtë dhe seniorët. Gjithashtu jemi të sigurt se kjo rrugë do të vazhdojë. Përfaqësuesja e Maqedonisë tashmë tregoi se ka forcë dhe kualitet. Tani gjëja më e rëndësishme është të tregojmë karrakter të fortë dhe përsëri t’i gëzojmë tifozët tani”, – tha Sejdini mes të tjerash në konferencën për shtyp.

 

Ndërsa Bllagoja Milevski premtoi angazhim maksimal për suksese të reja të ekipit përfaqësues.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: