SHKUP

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1 314 testime për koronavirusin, ndërsa vetëm 27 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup 19, Prilep 2, Shtip 2, Vinicë 2, Strugë 1 dhe Koçan 1.

Nga MSH e vendit fqinj njoftojnë se kanë ndërruar jetë edhe 19 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.

Kurse Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 192 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 154 725, prej të cilëve 146 043 janë shëruar, ndërsa 5 230 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (17 maj) është 3 452.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb