MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 45 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Shifrat e viktimave ngelen të larta, ndërkohë që janë 105 raste të reja në po kaq orë.

Në total në Maqedoninë e Veriut zyrtarisht e kanë kaluar COVID-19 152 mijë e 685 persona, nga të cilët 4 mijë e 936 humbën jetën, kurse 133 mijë e 473 e kanë fituar.

Ndërkohë ende raste aktive në Maqedoninë e Veriut janë 14 mijë e 276 persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb