MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot 156 raste të reja me COVID-19 dhe 6 viktima në 24 orët e fundit.

Viktimat janë 4 në Shkup dhe 2 në Tetova kurse të infektuarit sot janë plot 100 vetëm në kryeqytet.

Po ashtu të shëruarit janë 29 teksa shifrat në vendin fqinj vijojnë me luhatje por mbi 100. Bilanci total tashmë është 4 mijë e 800 të infektuar dhe 222 viktima teksa rastet aktive janë 2 mije 733.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb