Maqedonia e Veriut natës së djeshme në vendin tonë janë shënuar edhe katër viktima nga koronavirusi.

Një viktimë është nga qyteti i Kumanovës, viktima tjetër është nga fshati Labunishtë i Strugës, në Tetovë respektivisht në fshatin Çellopek  dhe në qytetin e Shtipit është shënuar nga një viktimë.

Numri i viktimave nga Covid-19 tashmë shkon në 25. Sipas statistikave të djeshme në vend gjithsej ka 570 raste të regjistruara me Covid-19 kurse 519 janë raste aktive. Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë shëruar 30 persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb