Maqedonia e Veriut ka regjistruar të enjten 8 viktima dhe 1,865 raste të reja me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.

Sipas të dhënëve të Ministrisë së Shëndetësisë, nga dy të vdekur janë regjistruar në Shkup dhe në Manastir, ndërsa nga një në Prilep, Ohër, Strumicë dhe Vallandovë.
Numri i përgjithshëm i viktimave me koronavirus ka arritur në 8,070, shumica prej tyre janë në Shkup.

Sa i përket të infektuarve, në Shkup, janë regjistruar 871 raste, 177 në Prilep, 119 në Kumanovë, 86 në Kumanovë, ndërsa numër më i vogël në 30 qytete tjera.
Sipas të dhënave të publikuara, 70 për qind e rasteve janë me variantin Omicron të koronavirusit.

Numri i rasteve aktive ka arritur në 14,545. Janë shëruar 784 persona ndërsa në spitalet e Maqedonisë së Veriut ka më pak se 100 persona të shtruar në spitale dhe gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.

Komisioni i Sëmundjeve Infektive ende nuk ka dalë me masa të reja mbrojtëse, edhe pse Ministria ka paralajmëruar diçka të tillë më herët gjatë javës.

Mjekët specialistë kanë thënë se masat nuk do të japin asnjë efekt ndërsa Dragan Danillovski, mikrobiolog, ka kërkuar që të mos izolohen rastet që nuk tregojnë simptome ndërsa të testohen vetëm personat që shfaqin shenja të virusit.

“Varianti Omicron duhet të shfrytëzohet për t’i dhënë fund pandemisë. Virusi po humb fuqinë dhe vlerësojmë se njerëzit ngadalë duhet të lirohen nga të gjitha masat, përfshirë edhe nxënësit të cilët në shkollë duhet të shkojmë pa maska”, ka deklaruar Danillovski, ish-ministër i Shëndetësisë.

Procesi i vaksinimit ka shënuar rritje pas festave të fundvitit. Deri më tani me nga dy doza janë vaksinuar 856 mijë persona apo rreth 45 për qind e popullatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb