MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut sot mban seancën plenare për të zgjedhur nënkryetarët e parlamentit. Pas zgjedhjet si kryeparlamentar të Talat Xhaferit nga BDI, ky i fundit ka kërkuar që Kuvendi të ketë 5 të tillë.

Priten që nënkryetarë në Kuvend të kenë LSDM, VMRO- DPMNE, Alternativa, Aleanca për Shqiptarët etj. Por Zaev ka garantuar se pas zgjedhjes së nënkryetarëve menjëherë do të propozohet qeveria e re.

Nuk dihet nëse qeveria e re në Maqedoninë e Veriut do të miratohet brenda kësaj jave apo javën tjetër në një seancë plenare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb