MAQEDONIA E VERIUT

Maqedonia e Veriut ka vendosur në dispozicion 14 pika në gjithë vendin për të testuar pacientët me koronavirus.

Skema është e thjeshtë teksa jo çdo pacient sipas dëshirës mund të kryejë testimin. Fillimisht ata që dyshojnë se kanë koronavirus telefonojnë mjekun e familjes i cili vendos nëse duhet të kryejë testin apo jo.

“U bëj thirrje edhe një herë pacientëve të mos paraqiten në një nga pikat e testimit por të marrin në telefon mjekun amë, më pas ai do të vendoi në bazë të simptomave që jeni dhe do t’ju informojë më pas për të gjithë procedurën që do të kryeni’’- tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb