MAQEDONI E VERIUT

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë masë të re për orë policore nga 23:00 deri në 05:00. Në fakt, infektimet janë në rënie në vendin fqinj, por shqetësues mbetet numri i viktimave.

Po ashtu u vendos që objektet gastronomike, kryesisht restorantet të punojnë deri në 22:30, me një kusht, vetëm në ambientet e jashtme dhe jo të brendshme.

Nga sot hynë në fuqi këto masa, ndërkohë kujtojmë se majin e viti të kaluar Maqedonia e Veriut ishte në gjendje të jashtëzakonshme prej pandemisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb