MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut është një nga vendet ballkanase që po shënon shifrat më të larta nga COVID-19 në rajon.

Plot 10 viktima u shënuan vetëm në 24 orët e fundit teksa të infektuarit qëndrojnë në 428 nga COVID-19.

Shkupi kishte 57 raste të reja kurse Kumanova 11. Qytetat e tjera kanë më pas se 10 ndërsa nga viktimat, 9 pacientë trajtoheshin në spital kurse tjetri në kushte ambulatore.

Maqedonia e Veriut nuk e ka përjashtuar të kalojë në një ”Lock-Down” të dytë teksa shifrat vijojnë të rriten.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb