SHKUP-Maqedonia ka humbur të drejtën e votës në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së, për shkak të një borxhi. Maqedonia e humbi këtë të drejtë më 25 janar për arsye se nuk ka paguar kontributin ndaj Organizatës Botërore.

Kontributi minimal ndaj organizatës është 24.606 dollarë. Kjo bëhet e ditur edhe përmes një letre që sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon i ka drejtuar presidentit të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së.

Kjo shumë e pagesës është një kontribut i caktuar ndaj organizatës botërore.
Përveç Maqedonisë, në listën e vendeve që nuk kanë shlyer këtë detyrim janë edhe Ruanda, Grenada, Kirgistani, Jemeni, Tonga, Vanatu, etj.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb