SHKUP- Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kozias më mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së që po mbahet në Luksemburg, tha se duhet ti ofrohet ndihmë më e madhe Maqedonisë. Por megjithatë ai mbetet në qëndrimin se së pari duhet të zgjidhet kontesti i emrit dhe më pas ti ofrohet bisedime Maqedonisë.

“Sqarova se problem kryesorë i IRJM-së se ka mungesë të kulturës demokratike të dialogut dhe se kjo mungesë e kulturës politike të dialogut është pasojë e pozitës së disa të ashtuquajtur miq të këtij shteti të cilët e mësuan në këtë mënyrë pushtetin që të mos jetë i aftë të bëj as kompromise të brendshme dhe të ketë procedura demokratike apo sjellje brenda në shtet. Sqarova se më pak duhet të flasim publikisht për politikë të brendshme në IRJM dhe të ndihmojmë më shumë”, deklaroi mes tjerash Kozias.

Sipas tij problemi kryesorë i rrugës së Maqedonisë kah BE-ja nuk është Greqia, por mungesa e demokracisë në vend e cila është e nxitur nga mënyra nga e cila partnerët e jashtëm të Maqedonisë e kanë mësuar këtë pushtet se si të sillet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: