SHKUP-Qeveria maqedonase ka miratuar marrëveshjen për kalim me letërnjoftim të kufirit me Kosovën.

Lajmi është publikuar nga mediat maqedonase ndërkaq është konfirmuar edhe nga Artan Grubi, këshilltari i kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

“Edhe pak dhe kufinjtë mes nesh do të zhduken tërësisht.Qeveria ka miratuar marrëveshjen për kalim të kufirit me Kosovën vetëm me letërnjohtime, njejtë siç e bëmë me Shqipërinë disa vite më parë. Do të punojmë që mos të ketë vija ndarëse midis nesh dhe për tu integruar sa më shpejtë dhe sa më shumë në të gjitha fushat për t’ju lehtësuar përditshmërinë qytetarëve.. “, shkruan Grubi në Facebook.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb