Maqedonia ndeshjen e kthimit ndaj Shqipërisë, që luhet në shtator të 2017, po planifikon ta zhvilloi në stadiumin e Prilepit, i cili ka filluar të rindërtohet gjatë këtyre ditëve dhe punimet po vazhdojnë me një ritëm të lartë.

Sipas të gjitha gjasave, pritet që punimet të përfundojnë shumë shpejt dhe ndeshja mund të luhet pikërisht aty ku dëshiron shteti “fqinj”. Ky stadium duhet të kishte filluar përpara një viti, por federata maqedonase ishte në kontakte të vazhdueshme me UEFA-n për të pasur një stadium 18 mijë vendesh dhe me standardet europiane, shkaku që shtyu punimet.
stadiumi-prilep-470x312
Vetëm para pak kohësh edhe Italia ndërmori të njëjtin veprim ndaj “kuqezinjve”. Kjo bëhet për shkakun se ata duan që të shmangin tifozët e shumtë shqiptarë që mund të jenë të pranishëm. Ky stadium nuk është i panjohur për kombëtaren tonë pasi në 2011 është zhvilluar një takim miqësor ndaj Maqedonisë që përfundoi 0-0.

Në këtë takim munguan golat por jo koret raciste të grupimit së tifozëve maqedonas “Majmuni”, të cilët nuk ndaluan asnjëherë për 90-të minuta: “Dhoma gazi për shqiptarët”, “Shqiptari i vdekur është shqiptari i mirë”, “Lufta për çlirim”.

Këto ishin koret që ndezën rivalitetin mes dy vendeve. Gjithsesi qëllimi kryesor në atë takim do të jetë hakmarrja e Maqedonasve për humbjen e pësuar në Shkodër me rezultatin 2-1 ndaj Shqipërisë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: