MAQEDONI- Disa organizata joqeveritareshqiptare në Maqedoni kanë paralajmruar protesta para Gjykatës Themelore Shkupi 1, në shenjë revolte për aktvendimin e dhënë ndaj “Grupit të
Kumanovës”.

“Disa organizata joqeveritare me nismë qytetare organizojmë protestë kundër dënimit kapital
që Gjyqi i Shkupit 1 ua shqiptoi të dënuarave në rastin “Lagja e Trimave”, Kumanovë. Protesta
do të mbahet ditën e diel me fillim në ora 13. Protestat do të niset nga sheshi Skënderbeu dhe do të përfundojë para Gjykatës themelore Shkupi 1″, thuhet në njoftimin e organizatave joqeveritare që i prijnë kësaj proteste, Shoqata e kulturës shqiptare në Maqedoni.

Protestuesit do të kërkojnë hetuesi ndërkombëtare dhe rishqyrtim të rastit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb