MAQEDONIA E VERIUT

Dy viktima të tjera ka shënuar Maqedonia e Veriut duke e çuar numrin total në 59 nga COVID-19.

Bie në sy se Maqedonia ka rritur numrin e testimeve duke bërë vetëm në 24 orët e fundit 728 teste nga ku rezultuan pozitivë 41,

Tashmë janë 1 mijë e 367 të infektuar në Maqedoninë e Veriut teksa vijohet me masat strikte kundër përhapjes ndaj COVID-19 edhe pse në maj parashikohet një lehtësim në lëvizje apo aktivitetet ekonomike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb