Çështja e emrit të Maqedonisë ka shkaktuar përplasje të ashpër në mes të pozitës dhe opozitës në diskutimet e parlamentit grek.

Partitë opozitare, Nea Democratia dhe PASOK i kanë kërkuar kryeministrit Alexis Tsipras që të jepë dorëheqje dhe të shpallë zgjedhje të reja, ndërkaq përgjigja e Tsipras ishte se zgjedhje do të ketë pas katër vjetësh, kur edhe duhet të mbahen,transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë këtij debati, kryeministrit Tsipras i është kërkuar që të propozojë votëbesim për ministrin Muzalas, i cili më herët e ka përmendur Maqedoninë me emrin kushtetues e jo me akronimin IRJM. Ndërkaq kundërshtarëve të Nea Democratia, Tsipras ua kujtoi deklaratën e deputetit të tyre, Georgiadis, kur më 2005, rastin me emrin e quajti një “budallallek” me të cilën Greqia është duke humbur kohë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: