Marco Van Basten dhe Diego Armando Maradona, por edhe Paolo Maldini, Trezeguet, Seedorf dhe shumë të tjerë janë bashkuar në Brig të Zvicrës, në ‘Match of Legends’.

Futbollistët më të famshëm të të gjitha kohërave janë bërë bashkë në ndeshjen e organizuar nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Një zëdhënës i FIFA-s tha: “Duke pasur parasysh kontributin e jashtëzakonshëm dhe unik që Maradona ka dhënë për futbollin, kemi kërkuar një bashkëpunim më të ngushtë me të, duke na dhënë mundësinë që Diego dhe të tjerë futbollistë të famshëm të promovojnë lojën e futbollit në mbarë globin”

Ja një galeri me futbollistët që morën pjesë në këtë aktivitet.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: