Diego Maradona ka thënë se ai do të luftojë mafian që është në FIFA, në mesin e zërave se ai do të kandidojë për t’u bërë president i institucionit më të lartë të futbollit botëror. Ikona argjentinase thotë se ai ka përkrahjen e një numri lojtarëve për të qenë pasardhës i Blatterit.

“Ka lojtarë që po më përkrahin. Unë duhet që të luftoj njerëzit të cilët tash e sa kohë kanë vjedhur nga FIFA”.

“Unë do t’i hyj garës për FIFA-n. Vërtet që po. Duhet ta luftoj mafian. Duhet ta luftoj mafian që është ende brenda FIFA-s. I them të gjithëv se jam i fortë dhe se nuk do të dështoj”, potencoi Maradona.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: