Është 30 tetori dhe për tifozët e Napolit nuk është një ditë e zakonshme. Është ditëlindja e Diego Armando Maradonës. Futbollisti i madh feston 57 vjetorin dhe në rrjetet sociale merr urime pafund nga mbështetësit azrurr të cilët nuk kanë harruar ta urojnë ‘Urime mbret’ dhe sërish Napoli nuk harron emocionet që i ka dhuruar.
Maradona ka festuar ditën e tij më të bukur në Dubai me të fejuarën Rocio dhe miqtë e tij më të ngushtë, mes tyre Stefano Ceci.
Argjentinasi i ka falenderuar të gjithë publikisht me një video të shpejtë në rrjetet sociale.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: