Ylli i futbollit, mishërimi i të gjitha sukseseve, Diego Armando Maradona është i detyruar të festojë, pothuajse i vetëm, 60-vjetorin, i kufizuar në rezidencën e tij në jug të Buenos Aires.

Ai nuk ka asnjë kontakt me persona që kanë shfaqur simptoma të COVID-19.

Pacient me rrezik, i operuar disa herë për insuficencë respiratore apo kardiake, futbollisti i njohur argjentinas, që ka mbajtur numrin 10, humbi rastin për të festuar 60-vjetorin në vendin ku ai shkëlqeu, në fushën drejtkëndëshe të një fushe futbolli.

Festimet u bënë në intimitet familjar, i rrethuar nga pesë fëmijët dhe nipi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb