Nga Dorados në Kategorinë e Dytë në Meksikë te Manchester United. Gjithçka është e mundur kur bëhet fjalë për Diego Armando Maradona. Legjenda e futbollit botëror nuk rresht asnjëherë së befasuari me sjelljen, deklaratat dhe së fundmi ëndrrat e tij. Në një intervistë për revistën angleze “FourFourTwo’”, ish-sulmuesi argjentinas tregon se dëshira e tij më e madhe është të ulet në pankinën e “Djajve të Kuq”, skuadër që e ka ndjekur gjithmonë me interes.

1559710269 Maradona Dorados
1559710269 Maradona Dorados

“Nëse Manchester United ka nevojë për një trajner, unë jam njeriu I duhur. Di që shesin shumë fanela nëpër botë, por kanë nevojë të fitojnë trofe. United ka qenë gjithmonë një nga klubet e mi më të preferuar. Ka patur gjithmonë lojtarë të mëdhenj dhe skuadra të mëdha nën drejtimin e Sir Alex Ferguson”, ka thënë Maradona. Deklaratat e tij kanë bërë xhiron e botës, por ka shumë mundësi që dëshira e “Pibe D’Or” të mbetet vetëm një ëndërr. Sigurisht jo e pamundur për t’u realizuar, sidomos kur bëhet fjalë për një si Diego Armando Maradona.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb