Pas një diskutimi që ka zgjatur për një javë është mbyllur me lamtumirë aventura e Diego Armando Maradona te skuadra Al Fujairah.

Pavarësisht nga lajmi i publikuar në rrjetet sociale nga ekipi arab, që konfirmonte qëndronin në stol në “Pibe de Oro”, në momentet e fundit ka ardhur pasi pas, që mesa duket është vendimi përfundimtar.

Argjentinasi nuk ka pranuar rinovimin e kontratës dhe kësisoj nuk do të jetë trajneri i ekipit nga Emiratet e Bahskuara Arabe, sepse ka pasur zëra që konfirmojnë se ai ka kërkuar katërfishin e rrogës.

“I kishim nisur bisedimet me bazën e rrogës së sezonit të kaluar, por në momentin e fundit Maradona ka rritur pretendimet. Kësisoj braktisëm tratativën dhe i urojmë fat në të ardhmen e tij,” – lexohet në komunikatën e klubit Al Fujairah.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: