Diego Armando Maradona, ish-futbollist dhe trajner i Argjentinës, pas një pushimi të shkurtër është rikthyer të flasë për trajnerin e ‘albiçelestëve’, Jorge Sampaoli-n.

“Kam besim te lojtarët, por jo te trajneri Sampaoli. Ai nuk ka një lojë të qartë në mendje, nuk ka një shtyllë kurrizore kur sulmon ose mbrohet”.

Ish-ylli i Argjentinës ka vazhduar: “Në konferencën për shtyp të zhvilluar të hënën ka thënë se do të luajë me modulin 2-3-3-2 dhe kjo është qesharake”.

“Është një skemë e 1930-ës. Problemi nuk janë lojtarët, por ai që i drejton dhe që i thotë atyre se çfarë duhet të bëjnë në fushën e lojës. Nëse trajneri nuk është i qartë, lojtarët nuk mund të bëjnë mrekulli.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb