E përjavshmja ‘Chi’ ka publikuar ekskluzivisht në numrin e saj të sotëm, fotot e para të Diego Matias Maradona, nipi i ‘Pibe De Oro’. Ish lojtari i famshëm argjentinas ka pozuar krenar me nipit e tij dhe thotë: Jam shumë i lumtur dhe dua ta shijoj këtë fëmijë, një gjë që se bëra me djalin tim’.

Fjalë edhe të konfirmuara nga drejtori i përgjithshëm i ‘Chi’ Alfonso Signorini nga ana e babait të të voglit, Diego Armando Maradona Junior: ’Nuk kam dyshime që do të jetë një gjysh shumë i mirë, sepse që kur ne jemi ritakuar ka qenë një baba i mirë edhe për mua. (Diego junior është njohur nga Maradona në 2007, por përqafimi i parë i vërtetë ka ndodhur disa vite më vonë).

‘Kur Dieguito ka lindur ai ishte jashtë për punë, por fluturoi menjëherë për të përqafuar pak ditë më pas. Mendoj që do të jetë një gjysh i dashur, i kujdesshëm . Unë mendoj vetëm për gjërat e bukura që kemi tani . E kaluara ka kaluar’.
(da.xha/BalkanWeb)
C_29_fotogallery_1021630__ImageGallery__imageGalleryItem_0_image (1)

C_29_fotogallery_1021630__ImageGallery__imageGalleryItem_1_image

C_29_fotogallery_1021630__ImageGallery__imageGalleryItem_2_image

C_29_fotogallery_1021630__ImageGallery__imageGalleryItem_0_image

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb